Zjarri në Katedralen Notre-Dame në Paris dy vite më parë, Macron: Restaurimi mund të përfundojë në 2026

Kanë kaluar dy vite nga dita kur Katedralja e Notre-Dame në Paris u përfshi nga zjarri, por restaurimi i saj nuk është përfunduar akoma dhe qeveria franceze ka fajësuar pandeminë botërore.
Lidhur me këtë situatë, presidenti Emmanuel Macron ka bërë të ditur se restaurimi i plotë mund të përfundojë gjatë kohës që Parisi do të presë Lojërat Olimpike që do të mbahen në 2026, ndërkohë që Imzot Patrick Chauvet shpreson që meshën e parë pas ngjarjes ta mbajë në 2024.
Mediat franceze shkruajnë se restaurimi i Katedrales kërkon 160 milionë euro, edhe pse nuk u shkatërrua e gjitha.

Kujtojmë se shpëtuan nga flakët strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, përfshirë dy kullat e saj.


