Publikon foto nga materniteti i Lezhës, Rama: Ne do ta bëjmë Shqipërinë miq (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka treguar një tjetër punë të bërë nga qeveria e tij gjatë dy mandateve. Këtë herë ishte radha ishte e maternitetit të ri të Lezhës, që sipas tij, prej dekadash është premtuar, por asnjë premtim i mbajtur.
"Gati dhe Materniteti i Ri i Lezhës, premtuar e rrënuar me dekada. Ne do ta bëjmë Shqipërinë miq, të bashkuar siç u bashkuam kundër tërmetit e Armikut të Padukshëm dhe kur po dalim përtej fatkeqësive të stërmëdha natyrore, si të mos e mundim stresin, mërzinë, lodhjen e këtyre 17 muajve të stërvështirë dhe të ndalojmë e të kthehemi mbrapsht, në rrugën e vjetër ku duan të na rikthejnë politikanët e stërprovuar, pa karakter, pa guxim, pa durim, pa vizion e as mision për vendin tonë?
S'bën vaki, më e mira është e gjitha përpara nesh", shkruan Rama.


