Vrau të dashurën dhe tentoi të shiste makinën me trupin e saj në sediljen e pasme

Bota

Vrau të dashurën dhe tentoi të shiste makinën me trupin e

Trupi i 44-vjeçares Pamela Paz, ishte hedhur në një parking në periferi të Nashville, Tennessee një ditë pasi i dyshuari i vrasjes Robert Johnson kishte tentuar të shiste makinën e saj.

Sipas raportimeve të policisë vendore në SHBA, një burrë i dyshuar për vrasjen e të dashurës ishte përpjekur të shiste makinën e saj me trupin e viktimës ende në sediljen e pasme.

Shkaku i vdekjes së Pamela sipas raportimeve ishte mbytja. I dashuri i saj 31-vjeçari Robert Miquel Johnson është identifikuar si i dyshuar.

Vrau të dashurën dhe tentoi të shiste makinën me trupin e

“Ai është marrë në pyetje dhe kishte një alibi, që më pas rezultoi e rreme,” thuhej në njoftimin e policisë.

Vrau të dashurën dhe tentoi të shiste makinën me trupin e

Teksa hetimet vijonin, një dëshmitar informoi autoritetet se pak para gjetjes së trupit të Pamelas, “Johnson kishte tentuar të shiste makinën e saj Dodge Charger me viktimën të vdekur në sediljen e pasme”.

Vajza 18 vjeçare e Pamelas, Kendall Smith, tha për mediat se nëna e saj do të kishte luftuar “si egërsirë” për të shpëtuar nga vrasësi.

Ajo shtonte se edhe para raportimit të vdekjes, e dinte se diçka nuk shkonte.

“Vëllezërit e mi ishin lënë vetëm në shtëpi që prej të mërkurës, dhe habiteshin që nëna nuk ishte në shtëpi. Ata janë 10 e 11 vjeç dhe s’mund të rrinë në shtëpi për ditë me radhë”, thotë ajo.

Kendall tha se nëna e saj ishte nënë e vetme e katër fëmijëve, me dy djem e dy vajza.

Pamela ishte e lumtur që kohët e fundit ishte bërë për herë të parë gjyshe, ajo ishte “qendra e gëzimit” dhe gjithmonë bënte njerëzit për të qeshur, tha e bija.

“Policia po punon shumë për të zbuluar vrasësin e nënës time, dhe ne do të kemi drejtësi për të”, shton Kendall.

Hetimet vazhdojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion