VIDEO/ Fitore spektakolare e Wellsit, Gareth Bale fundos Turqinë

Sport

VIDEO/ Fitore spektakolare e Wellsit, Gareth Bale fundos Turqinë

Uellsi ka mundur të fitojë ndaj Turqisë në një ndeshje plot episode dhe raste. Pjesa e parë nisi me dominimin e ishullorëve, me Turqinë, që nuk kishte fuqi ofensive për të shtyrë përpara dhe i la shumë fushë Uellsit.

Rreziku i parë i madh erdhi në minutën e 6, kur Bale dha një pasim perfekt për Ramsey, që lëvizi mirë, por goditja e tij u ndal mrekullisht nga portieri i ballkanasve. Pak minuta më pas Ramsey kishte një tjetër rast të pastër, por gaboi.

Këtë nuk e bëri në minutën e 42-të kur Balë i dha një pasim magjik nga mesfusha. Mesfushori e stopoi plot klas dhe goditi saktë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Pas golit të pasuar Turqia morri terrenin, por nuk gjeti rastet e pastra.


Këtë e bëri Uellsi në minutën e 61. Gareth Balë mësyu në zonë në minutën e 60-të dhe u ndal me faull në kufijtë e rrethimit të rreptësisë. VAR i dha penallti dhe kapiteni e mori përsipër vetë. Ai u përqendrua shumë, por gaboi të gjente kuadratin, duke ekzekutuar një nga penalltitë më të dobëta te tij.


Ai është i pari lojtar që nga viti 2000, që dështon të godasë një penallti brenda portës. I fundit që e kishte bërë ishte Raul me Spanjën. Gjithashtu, kjo penallti e humbur është e para për Bale që nga nëntori i vitit 2010.

Edhe pas këtij dështimi të Bale Turqia nuk reagoi dot. Ballkanasit u hodhën të gjithë në sulm, por shkoi keq sepse Conor Roberts i Swansea shënoi golin e dytë për të tijët pas asistit të Bale dhe fiksoi shifrat në 0-2, duke i shkaktuar Turqisë humbjen e dytë radhazi. Ndërkohë, Uellsi numëron 4 pikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion