Vrasja e ushtarëve amerikanë në Lituani, Rama: Qëndrojmë krah SHBA dhe familjeve të viktimave!

Bota

Vrasja e ushtarëve amerikanë në Lituani, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X në lidhje me gjetjen e trupave të pajetë të tre ushtarëve të humbur amerikanë janë gjetur në Lituani.

Rama shprehet se Shqipëria qëndron krah familjeve të viktimave, pasi humbja e ushtarëve amerikanë është një kujtesë e dhimbshme në lidhje me pozicioni ku ata shërbejnë.

"Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm", shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion