Hidhet shorti i Europianit U-17, mësoni kundërshtarët e Kombëtares!
Lajmifundit
/
31 Mars 2025, 19:43
Sport

Mbrëmjen e sotme është hedhur shorti i Europianit U-17, që do të zhvillohet në Shqipëri.
Kombëtarja kuqezi ra në Grupin A, pasi është dhe shteti organizator. Kundërshtarët e Shqipërisë në Europianin U-17 janë Franca, Gjermania dhe Portugalia.

Shqipëri-Portugali do të jetë përballja hapëse për këtë turne.
Grupi tjetër përbëhet nga Italia, Belgjika, Anglia dhe Republika Çeke.


