VIDEO/ Tragjedi e rëndë! Autobusi me 46 pasagjerë aksidentohet dhe shpërthen në flakë, 45 viktima, vetëm një i mbijetuar

Bota

VIDEO/ Tragjedi e rëndë! Autobusi me 46 pasagjerë aksidentohet

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Arabinë Saudite të dielën në mbrëmje, kur një autobus që transportonte 46 pelegrinë myslimanë, mes tyre shtetas indianë, u përplas me një kamion cisternë pranë qytetit të shenjtë të Medinës, duke u përfshirë menjëherë nga flakët. Sipas policisë saudite, 45 persona humbën jetën, ndërsa vetëm një udhëtar arriti të shpëtonte nga automjeti i përfshirë nga zjarri.


Mes viktimave, 23 ishin anëtarë të dy familjeve, përfshirë fëmijë të moshës 18 muajshe dhe 5 vjeç.

Reagimi i autoriteteve indiane

Ambasada e Indisë në Arabinë Saudite e përshkroi ngjarjen si “tragjike” dhe deklaroi se strukturat diplomatike janë angazhuar menjëherë për të ofruar mbështetje për pelegrinët e prekur. Konfirmohet se në bord ka pasur shtetas indianë, por emrat dhe numri i saktë i viktimave ende nuk janë bërë publikë.

Kryeministri indian, Narendra Modi, reagoi në platformën X:
“Jam thellësisht i trishtuar nga aksidenti rrugor në Medinë ku u përfshinë shtetas indianë. Mendimet e mia janë me familjet që humbën të dashurit e tyre.”, tha ai. Ai shtoi se po lutet për shërimin e shpejtë të të plagosurve, duke theksuar se ambasada në Riad dhe konsullata në Xheda po ofrojnë “gjithë ndihmën e mundshme”. Autoritetet saudite po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie të rëndë, e cila ka prekur thellë komunitetin e pelegrinëve dhe familjet e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion