Video/ Gazetari turk godet me shuplakë teknikun e zërit

Bota

Video/ Gazetari turk godet me shuplakë teknikun e zërit

Një gazetar turk ka qëlluar me shuplakë teknikun e zërit, ndërsa ky i fundit po përpiqej ta ndihmonte. Lidhur me këtë ngjarje "Bashkimi i Gazetarëve në Turqi"dënoi incidentin duke thënë:

"Ne e dënojmë sjelljen e keqe të gazetarit Muharrem Sarıkaya kundër teknikut të zërit,  Ahmet Demiri. Presim një falje nga gazetari Sarikaya” .

 Më vonë gazetari kërkoi falje për veprimin e tij, megjithatë tekniku nuk është tërhequr, ai ka deklaruar se do bëjë padi kundër gazetarit.

Megjithatë, disa përdorues të Twitter-it në postimet e tyre thanë se kërkimi i faljes nga ana e tij nuk ishte e mjaftueshme, duke thënë se ai duhet të përjashtohet nga profesioni.

Pak më vonë u njoftua se media ku gazetari punonte i dha fund bashkëpunimit me gazetarin.oranews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion