Vazhdojnë protestat e dhunshme në Itali, qytetarët kërkojnë hapjen e aktiviteteve tregtare

Bota

Vazhdojnë protestat e dhunshme në Itali, qytetarët

Përplasje e dhunshme mes policisë dhe protestuesve të lëvizjes “loApro”, në Romë, pasi këta të fundit hodhën fishekzjarre dhe sende të forta në drejtim të efektivëve. Protesta u organizua nga tregtarët të cilët kërkojnë rihapjen e aktiviteteve tregtare të bllokuara nga masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë protestës ka mbetur i plagosur edhe një operator i televizionit Tg5, ndërsa disa protestues u arrestuan nga policia. Qendra e kryeqytetit italian është blinduar këtë pasdite me forca të shumta policie, ndërkohë që protestuesit janë pëpjekur të mbërrijë edhe te godina e parlamentit duke hedhur fishekzjarre në drejtim të tij.

“Protesta vazhdon. Mund të vijmë edhe nesër këtu. Le të mos dorëzohemi”, shkruajnë organizatorët në rrjete sociale.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion