Vala e tretë e Covid-19 “largohet” nga Franca, qeveria merr vendimin për lehtësimin e masave

Bota

Vala e tretë e Covid-19 “largohet” nga Franca, qeveria merr

Në Francë vala e tretë e Covid-19 duket se po “largohet” dhe kjo ka futur në unë qeverinë franceze, për të nisur lehtësimin e masave. Lajmi u bë me dije nga kryeministri francez Jean Castex, i cili ka theksuar se hapja graduale e vendit do të fillojë me 3 maj.

“Kulmi i valës së tretë të epidemisë duket pas nesh, me një rënie të vërtetë të qarkullimit viral për dhjetë ditë. Franca gjithashtu ka arritur majën e valës së shtrimeve në spital dhe ne mund të shpresojmë për fillimin e një zbritjeje brenda pak ditësh”, tha ai.

Kryministri gjatë fjalës së tij bëri me dije se do happen shkolla, nga e hëna 26 prill nxënësit do të kthehen në çerdhe dhe shkolla ​​fillore, kurse nga 3 maj për nxënësit e shkollave të mesme dhe larta.

Situata paraqitet e njëjtë edhe në Polini. Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë.“Dikush mund të thotë se kemi kaluar një kulm të caktuar në lidhje me numrin e infeksioneve të reja në këtë valë të tretë. Duket gjithashtu se ne kemi kaluar kulmin në shtrimet në spital … por në të dyja rastet duhet të thuhet shumë qartë që shifrat e shtrimeve në spital janë ende shumë të larta”, tha Niedzielski.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion