Vaksina Johnson & Johnson mbërrin në Itali por ende nuk po injektohet tek qytetarët

Bota

Vaksina Johnson & Johnson mbërrin në Itali por ende nuk po

Dërgesa e parë me vaksina të Johnson & Johnson kundër COVID-19 ka mbërritur në Itali në aeroportin ushtarak Pratica di Mare edhe pse agjencitë federale shëndetësore amerikane rekomanduan ndalimin e përdorimit të saj pas gjashtë rasteve të mpiksjes së gjakut.  

Këtë javë kompania J&J ka nisur që të shpërndajë dërgesat me vaksinën e saj edhe në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, por kanë lindur debate nëse ajo duhet të përdoret tek qytetarët evropiane pas paralajmërimeve të agjencive shëndetësore të SHBA.

Agjencia italiane e ilaçeve po diskuton mundësinë e përdorimit të vaksinës J&J vetëm për njerëzit mbi moshën 60-vjeçare. Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha se kjo vaksinë është e rëndësishme për luftën kundër koronavirusit dhe do të duhet të përdoret.

Pezullimi i vaksinës së kësaj kompanie përbën kthim mbrapa në fushatën globale të vaksinimit, pasi kjo vaksinë pati rritur shpresat, meqë merret vetëm në një dozë dhe ruhet e transportohet lehtë. Pas ndalesës në SHBA, edhe Afrika Jugore dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se do të presin vendimin e autoriteteve amerikane, para se të marrin vendim për këtë vaksinë.

Anthony Fauci, këshilltari mjekësor i presidentit amerikan Joe Biden, ka përmendur faktin se gati 7 milionë persona kanë marrë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, dhe se problemet e raportuara “janë më pak se një në një milionë. Ndalimi i dhënies së vaksinave të kësaj kompanie mund të ndikojë edhe në rënie të besimit për të gjitha vaksinat”, tha Fauci.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion