Polici në Berat u plagos me armën e shërbimit, flet mjeku: Do ta dërgojmë drejt Traumës në Tiranë

Aktualitet

Polici në Berat u plagos me armën e shërbimit, flet mjeku: Do ta

Efektivi i policisë Julian Xhahalili që mbeti i plagosur pas konfliktit në Berat ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lajmin e bën të ditur mjeku kirurg i urgjencës Piro Leka.

Mjeku tha se polici u paraqit me plagë arme zjarri në regjionin gluteal të djathtë ndërsa shtoi se gjendja është e mirë.

“Mjekohet, i jepet ndihma e parë dhe pastaj ekzaminohet duke i bërë të gjitha analizat, edhe skanerin. E pastaj dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja është e mirë, jashtë rrezikut për jetën,” deklaroi mjeku.

Kujtojmë se i riu mbeti i plagosur pasi shkoi në lagjen “Dëshmoret e Kombit”, ku ishin konfliktuar dy familje. Pasi policia ndau palët, u dëgjua një krismë dhe i plagosur mbeti efektivi Xhahalili.

ME TE LEXUARAT