Vajza tregon çfarë i ndodhi me djalin që pëlqente: Sapo më pa, shkeli gazin dhe iku

Bota

Vajza tregon çfarë i ndodhi me djalin që pëlqente: Sapo

Njohjet e reja mund të jenë të vështira, por një grua e re thotë se ka hequr dorë përfundimisht prej tyre pas sjelljes mizore të një djali me të cilin kishte lënë të takohej.

Komentuesja e ndjekur e rrjetit TikTok, e njohur vetëm si Samantha, jepte detaje të takimti të saj katastrofik, duke thënë se episodi i fundit e ka lënë shumë të turpëruar.

“A jam vetëm unë që vuaj kështu? Sa turpëruese. por po e publikoj gjithsesi,” shkruante ajo në klipin që kishte regjistruar, i cili kishte marrë 231 mijë pëlqime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Ajo thoshte më tej: “Kam hequr dorë absolutisht nga të gjitha takimet, kjo e mbrëmjes së sotme i vuri vulën.

“Ne kishim lënë prej javës së kaluar të dilnim në një takim, për të luajtur ‘bowling’. Ai do të vinte të më merrte me makinë.”

Samantha shpjegonte se djali ishte vonuar pak në takim kështu që vendosi të dilte ta priste jashtë.

Kur ai ndaloi Samantha ishte afruar te makina për të hipur, por thotë se papritur ai “kishte shkelur gazin” duke e lënë atë aty të shtangur.

“Ja ku iku,” tregon vajza. “Të lë aty, pa asnjë shpjegim, asgjë. Imagjinoni si mund të ndjeheni pas kësaj, ndjehesh si nje c*pë m***”.

Komentet e saj morën simpati të gjerë nga audienca, që e panë episodin dhe ishin dakord se kjo ishte diçka e padrejtë dhe ofenduese.

“Ti je një vajzë shumë e bukur,” i shkruante një person blogger-es. “Ke sy të dashur dhe dukesh shumë inteligjente. Është ai i humburi në këtë mes, mos hiq dorë”.

Mijëra të tjerë thonin fjalë inkurajimi për Samantha, duke dënuar djalin “e pasjellshëm” e duke thënë se me këtë ajo kishte shmangur “dikë të padobishëm”.

Nuk është e qartë nëse Samantha do të ndryshonte vendimin për të mos u takuar më me djem, por tha se ndjehej ende e turpëruar, megjithë qindra mijëra shikimet e marra në rrjet.

ME TE LEXUARAT