U rrëmbye në Itali 43 vjet më parë, nëna e bindur: Djali im është sheiku Mohammed Al Habtoor

Bota

U rrëmbye në Itali 43 vjet më parë, nëna e bindur:
Mauro Romano u rrëmbye në Salento në vitin 1977, kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas kaq shumë vitesh e ëma e tij beson se e ka gjetur atë dhe djali i saj është Sheik Mohammed Al Habtoor, sot 52 vjeç, dhe zyrtarisht pasardhës i manjatit Khalaf Al Habtoor.

“Shpresoj se është ai sepse kjo do të nënkuptojë se është akoma gjallë dhe se askush nuk e ka vrarë atë”, shprehet Bianca Colaianni. Nëna e Mauros thotë se e dalloi atë pas një foto mes aktores Manuela Arcuri dhe manjatit të Dubait dhe e njohu atë falë dy shenjave, njëra në vetull, tjetra në dorën e djathtë.

Për të qenë i sigurt se është ai, do të jetë e nevojshme të ekzaminohet ADN-ja por deri më tani sheiku ka refuzuar. Megjithatë, familja e Romanos, nuk dorëzohet dhe synon të shkojë personalisht në Dubai dhe për këtë çështje.

Prindërit e Mauros nuk kanë ndalur kërkimet që nga dita e zhdukjes së tij në Lecce, më 21 qershor të vitit 1977. Falë këmbënguljes së tyre, hetimet çuan në kapjen e rrëmbyesit, një mik i familjes të cilin Mauro e quante xhaxha. Ditën e zhdukjes, ai e mori Mauron dhe e dorëzoi te dy individë, të panjohur deri më sot, të cilët më pas e morën vogëlushin me forcë, duke bërë që të gjitha gjurmët e tij të zhdukeshin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion