Arjola Demiri viziton varrin e të ëmës dhe përlot me fjalët: M’ka tharë malli

Showbiz

Arjola Demiri viziton varrin e të ëmës dhe përlot me


Aktorja e njohur e humorit, Arjola Demiri ka përkujtuar nënën e saj të ndjerë nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale. Ajo ka publikuar në Instagram imazhe nga varri i nënës duke treguar se nuk ka pasur mundësi t’i thoshte as lamtumirë.

“2 vjet pa ty nanë, malli nanë, m’ka tha malli”, ka shkruar aktorja e njohur.

Së fundmi, Arjola ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së saj!
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo tregoi se ka pasur shumë momente kur nuk ndihej e vlerësuar. Arjola rrëfeu se gjatë kohës që ishte në depresion, mendonte se nuk vlente si grua, si nënë apo si shoqe.

Përveç karrierës së saj e cila po përflitet së tepërmi pas pjesëmarrjes në filmin e Ermal Mamaqit, “I Love Tropoja”, Arjola u surprizua gjithashtu me një videonesazh nga gjyshi i saj në Amerikë.
Ajo u përlot në studio teksa kujtoi kujtimet e ëmbla me gjyshin e saj.

ME TE LEXUARAT