“Duken si vëlla e motër”, Juli bëhet xheloz nga takimi i Princit dhe Aristelës
Lajmifundit
/
13 Prill 2021, 19:09
Showbiz

Sot në Për'puthen është transmetuar takimi i Princit dhe Aristelës. Pas transmetimit të takimit, Juli i ka quajtur vëlla e motër këta të fundit. Ai nuk i shikon aspak që ata të dy të jenë në një marrëdhënie dashurie.
“Këta janë shumë mirë si vëlla e motër, ose të rrinë shokë”, tha Juli.
Ndërsa Antonela i tha vajzës se Juli ka hallin që ta ftojë në takim të premten prandaj flet.
“Ai ka hall që ta ftosh në takim moj shoqe”, tha Antonela. Kujtojmë se Juli ka qenë më parë në një takim me Aristelën.

