U martua fshehtas me ortakun e tij të biznesit, babai qëllon me plumb në kokë të bijën

Bota

U martua fshehtas me ortakun e tij të biznesit, babai qëllon me plumb


Një vajzë 20-vjeçare është në gjendje kritike për jetën pasi besohet se është qëlluar me armë nga babai i saj, pasi u martua me ortakun e tij të biznesit.

Vajza nga Turqia u qëllua në kokë e në gjoks me pushkë nga i ati, kur erdhi për të kërkuar ndjesë që u martua pa lejen e tij, raportojnë mediat vendase.

Kadrie Tengiz, 20 vjeçe, ishte dashuruar me biznesmenin vendas Oytun Safa Tengiz, 30 vjeç, por kur kërkoi bekimin e të atit për lidhjen ai refuzoi.

Prandaj çifti u larguan dhe u martuan, duke nisur jetën e tyre ‘të lumtur’ në një fermë produktesh organike. Por Kadrien e merrte malli për prindërit e saj prandaj çifti vendosi të ktheheshin për të kërkuar faljen nga babai i vajzës.

U martua fshehtas me ortakun e tij të biznesit, babai qëllon me plumb

Policia tha se babai e kishte ftuar vajzën në kopshtin e shtëpisë, ku më pas i kërkoi të divorcohej nga bashkëshorti i saj i tre muajve.

Kur ajo refuzo, ai nxorri pushkën ‘shotgun’ dhe e qëlloi në gjoks e në kokë.

Më pas ai ishte kthyer në shtëpi ku kishte tentuar të vriste ish-ortakun e tij të biznesit, por 30-vjeçari kishte arritur të shpëtonte dhe kishte njoftuar policinë.

Babai Alphan Akcaoz, 52 vjeç, i cili jetonte në provincën jugperëndimore turke të Denizli, është arrestuar tashmë dhe arma që mbante me leje është sekuestruar.

Vajza e re u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv në spital por gjendja e saj përshkruhet si kritike.

Policia tha se po vazhdon hetimet për krimin “e nderit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion