Hyri për të vjedhur, hajdutit i bie infarkt, shpëtohet nga pronari

Bota

Hyri për të vjedhur, hajdutit i bie infarkt, shpëtohet nga

Në përpjekje për të vjedhur një shofer automjeti, një 45 vjeçar tunizian pësoi një infarkt. Ngjarja ndodhi në Brescia të Italisë. Ai u shpëtua pikërisht nga njeriu që po grabiste, pronari i automjetit, i cili kur pa hajdutin që ishte keq, kërkoi ndihmë. Fatmirësisht aty pranë po kalonte një infermier që i dha ndihmën e parë.

Hajduti i ishte afruar automjetit të parkuar dhe kishte shfryrë njërën gomë me thikë. Personi pa e ditur se çfarë po ndodhte mori mjetet për të ndërruar gomën. Në momentin që ai nisi të ndërronte gomën, tuniziani iu afrua duke i marrë çantën dhe celularin e lënë përtokë, dhe në përpjekje për t’u larguar u ndje keq.

Tashmë hajduti ndodhet në spital i ruajtur nga agjentë policie, por në gjendje të mirë shëndetësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion