Turqia shkruan kontratën, eksporton dronët e parë kamikazë

Bota

Turqia shkruan kontratën, eksporton dronët e parë kamikazë

Turqia ka eksportuar dronët e saj autonomë sulmues Kargu, të njohur gjithashtu si dronë kamikaze, prodhuar nga kompania turke e mbrojtjes STM. Mësohet se pas negociatave të nivelit të lartë, është nënshkruar kontrata e parë për eksportet e dronëve Kargu, tha STM në një deklaratë.

Ndërkohë, vendi i destinacionit për eksportet e dronëve nuk është njoftuar ende. Ismail Demir, kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes të Turqisë, tha në Tëitter se me aftësitë e saj të përparuara, industria turke e mbrojtjes vazhdon të hapet në botë.

Me aftësitë e tij të avancuar të vizionit, Kargu mund të funksionojë si një platformë e vetme dhe si pjesë e tufës deri në 20 platforma, siç është testuar në ushtrimet që filluan të kryheshin më 2019. Kargu tashmë përdoret në mënyrë efektive nga Forcat e Armatosura Turke në terren./Telegraf

ME TE LEXUARAT