Përplasi për vdekje të riun në Kamëz, arrestohet polici dhe vëllai i tij
Lajmifundit
/
22 July 2021, 15:00
Aktualitet
=
Një punonjës policie dhe vëllai i tij janë arrestuar këtë të enjte në Tiranë, pas aksidentit me vdekje të ndodhur pas mesnatës, në Kamëz.
Në pranga ra polici 20-vjeçar R. M. dhe vëllai i tij 22 vjeç, M. M., njofton SHÇBA.
Duke qarkulluar me mjetin tip “Benz”, aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes.

