Turistja gjermane rrezikoi të mbytej në Gjermani, ja çfarë tha pasi u shpëtua

Bota

Turistja gjermane rrezikoi të mbytej në Gjermani, ja çfarë

Një turiste gjermane bashkë me dy fëmijët e saj të vegjël rrezikuan jetën nga përmbytjet në Evia të Greqisë. Ajo ka treguar makthin që përjetoi dhe si arriti të shpëtojë. “Zjarrfikësi u lidh me një litar dhe hyri në mes të rrymës së ujit. Ne ishim duke qëndruar në një shteg. Dorëzova njërin nga fëmijët dhe sapo ai e kaloi atë në anën tjetër u kthye sërish. Ai mori fëmijën tjetër dhe pastaj u kthye dhe më mori edhe mua”.

Gruaja ndodhej në Greqi bashkë me familjen e saj. Djali dhe bashkëshorti i saj arritën të shpëtonin më shpejt. “Burri dhe djali im kishin dalë nga lumi që po mbushej nga reshjet e shiut dhe vërtetë janë shumë me fat që nuk e kaluan atë që përjetova unë. Ne ishim të frikësuar. Nuk mund ta besonim se gjithçka ndodhi shumë shpejt”, u shpreh ajo.

Zjarrfikësi grek i cili asistoi në shpëtimin e tyre foli pas operacionit. “Më duhet të bëja diçka. E vetmja gjë që mendova ishte të bashkoja të gjithë familjen në anën tjetër. Fëmijët qanin nga emocionet. E vetmja gjë për të cilën po mendoja ishte shpëtimi i tyre. Unë thjesht bëra punën time”, u shpreh ai. /abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion