Trump takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për blerjen e akullthyesve nga SHBA!

Bota

Trump takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për blerjen

Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua të shtunën me homologun finlandez, Alexander Stubb, të cilët diskutuan për forcimin e partneritetit dypalësh, duke përfshirë blerjen e akullthyesve për Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti i SHBA, përmes një postimi në Truth Social.

“Presidenti Stubb dhe unë presim me padurim të forcojmë partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Finlandës, dhe kjo përfshin blerjen dhe zhvillimin e një numri të madh të akullthyesve të nevojshëm për SHBA-në, duke ofruar paqe dhe siguri ndërkombëtare për vendet tona dhe botën”, tha Trump.


Nga ana tjetër, zyra e presidentit të Finlandës tha në një deklaratë se takimi Mar-a-Lago, Florida ishte joformal.

Finlanda ka një traditë të gjatë në projektimin dhe ndërtimin e akullthyesve, pasi pjesa më e madhe e tregtisë së saj detare varet nga funksionimi i porteve që ngrijnë gjatë dimrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion