Tërmeti me mbi 1600 të vdekur në Mianmar, shpresat për të mbijetuarit po shuhen

Bota

Tërmeti me mbi 1600 të vdekur në Mianmar, shpresat për

Operacionet e shpëtimit në Myanmar vazhdojnë në kushte shumë të vështira dhe me kalimin e orëve, shpresat për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja zbehen. Deri më tani janë konfirmuar 1644 vdekje , ndërsa 3408 të lënduar dhe 139 të zhdukur. Në Bangkok, 17 persona kanë vdekur, 32 janë plagosur dhe 83 mbeten të zhdukur. Shumica janë në rrënojat e një rrokaqiell në ndërtim.

Tërmeti me magnitudë 7.7 goditi afër Mandalay në Mianmar qendrore, pasuar disa minuta më vonë nga një pasgoditje me magnitudë 6.7.

Lëkundjetr shkaktuan shembjen e ndërtesave, urave dhe infrastrukturës, ndërsa qyteti, i cili është gjithashtu i dyti më i madh në Mianmar, është shtëpia e mbi 1.7 milionë banorëve.

Mungesa serioze e furnizimeve mjekësore

Ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë me pengesa, OKB njoftoi se një mungesë e madhe e furnizimeve mjekësore po pengon përpjekjet e ndihmës.


Dëmet e shumta në infrastrukturën kritike, si rrugët dhe rrjetet e komunikimit, të kombinuara me luftimet e vazhdueshme midis qeverisë ushtarake, grupeve rebele dhe forcave të rezistencës së armatosur, po pengojnë reagimin e organizatave të ndihmës ndaj fatkeqësisë natyrore. Probleme ka edhe me infrastrukturën spitalore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion