Tragjedi në Bangladesh! 25 persona vdesin pas përplasjes së dy varkave në lumë

Bota

Tragjedi në Bangladesh! 25 persona vdesin pas përplasjes së dy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bangladesh, ku mësohet se 25 persona kanë mbetur të vdekur, pas përplasjes së dy anijeve më lum. Ngjarja ka ndodhur në pjesën qëndrore të vendit, në Padma, pranë qytetit Shibchar.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në varkë kanë qenë 30 persona, por autoritetet përkatëse kanë arritur të shpëtojnë vetëm 5 prej tyre. Mësohet se vijojnë kërkimet për persona të tjerë të mbijetuar.

Aksidentet ujore në Bangladesh, janë shumë të zakonshme, pasi mijëra njerëzit çdo ditë përdorin varkat për kalimin e lumenjve.

ME TE LEXUARAT