Çmenduri në Korenë e Veriut! Ndalohen muzika dhe stilet e flokëve që Kim Jong nuk pëlqen

Bota

Çmenduri në Korenë e Veriut! Ndalohen muzika dhe stilet e

Një tjetër urdhër i çmendur është dhënë nga Kim Jong, lideri i Koresë së Veriut. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se bëhet fjalë për muzikën dhe stilet e flokëve që ai nuk pëlqen, që sipas tij, do ndalohen në vend.

Para zyrtarëve rë Ligës së të Rinjëve, Jong tha që të shikojnë me përparësi “fjalimet, stilet e flokëve dhe veshjet e të rinjve dhe të marrin shënime për çdo ndryshim psikologjik apo aktivitet jonormal”. Ndërkohëqë në media ka dalë lista e stileve të flokëve të vendosura nga qeveria, që qytetarët duhet të zgjedhin.

Qëllimi i liderit është që të mos futen në vend trended perëndimore. Në një letër të publikuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut ai shkruante se rruga që po bën Kina dhe Koreja e Jugut përmes modës po kthehet në një kërcënim serioz në Korenë e Veriut. Ai apelonte që adoleshentët të përgatiteshin sa më herët për shërbimin ushtarak.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion