Maldivet nuk tremben nga Covid-19, lejojnë ardhjen e turistëve indianë në vend

Bota

Maldivet nuk tremben nga Covid-19, lejojnë ardhjen e turistëve

Qeveria e Maldiveve nuk po mendojnë për Covid-19 këtë sezon vere, pasi janë në një situatë të rënduar të ekonomisë për shkak të pandemisë. Kjo situatë, i lejon ata edhe të pranojnë në vend, turistë nga India, që aktualisht është një nga vendet më të shkatërruar në botë nga Covid-19. Kujtojmë se në raportin e fundit, në Indi janë konfirmuar 385,000 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 3,500 vdekje.

Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se qeveria e Maldives, ka vendosur kushte për turistët indianë. Sipas tyre, këta turistë mund të qëndrojnë vetëm në një vendpushim të izoluar ose në një anije safari. Atyre nuk u lejohen vizita në shtëpitë e vizitorëve të tjerë apo dhe në ato të cilat jetojnë vendasit.

Maldivet nuk tremben nga Covid-19, lejojnë ardhjen e turistëve

Aktualisht, në Maldive ka nisur fushata e vaksinimit për punëtorët e sektorit të turizmit dhe për ata që ofrojnë shërbime në lidhje me tregtinë e mikpritjes.  Ndërkohë që më shumë se dy të tretat e 330,000 popullsisë së saj tashmë kanë marrë dozën e tyre të parë, sipas shifrave të ministrisë së shëndetësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion