Tmerr gjatë fluturimit, një pasagjer tenton të hap derën e avionit në ajër

Bota

Tmerr gjatë fluturimit, një pasagjer tenton të hap derën e

Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët e një avionic të kompanisë “Delta”, të cilët po udhëtonin nga Los Angeles drejt Atlanta-s në SHBA.

Njëri prej pasagjerëve ka tentuar të hapë derën e avionit në ajër. Fillimisht ai u kërkoi të gjithë pasagjerëve të tjerë të ulen dhe të vendosin maskat e oksigjenit, ndërsa më pas shkoi te dera e avionit për ta hapur.

Ekuipazhi i avionit kërkoi ndihmën e pasagjerëve që të mos e lejonin qytetarin ta hapte derën, teksa momentet e panikut janë filmuar nga një pasagjere dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Fatmirësisht personi që donte të hapte derën është penguar nga pasagjerët e tjerë dhe fluturimi ka vijuar normalisht, ndërkohë që ai është arrestuar sapo avioni ka zbritur në tokë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion