Kush do ta drejtojë PD-në? Flet Jemin Gjana: Nesër marrim vesh kush është fituesi

Politikë

Kush do ta drejtojë PD-në? Flet Jemin Gjana: Nesër marrim vesh

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat, tha se rezultati i votimit për kreun e Partisë Demokratike do të dalë ditën e nesërme, megjithëse nuk ka bërë të ditur orën e saktë.

“Një të dhënë operative tek 3-4 orët pas mbylljes së votimit. Do presim deri nga mesnata degët që janë afër, të presim materialet, degët që janë shumë larg, Tropoja, Saranda, Kolonja, etj do i presim ti sjellin nga orët e para të mëngjesit. Porosia është që ti shoqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve. Nesër paradite shpallet fituesi. Orën nuk e jap dot’’- tha Gjana.

Ndër të tjera Gjana ka shtuar se deri në orën 16:00 kanë votuar 44% e anëtarëve ndërsa ka thënë se anëtarët të cilët nuk kanë pasur emrin në lista dhe kanë pasur kartën e anëtarësisë, e kanë pasur mundësinë që të votojnë. Gjana shtoi se emri në lista është ndryshuar për shkak të përpunimit në sistemet e IT të emrave.


Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00.

‘Pjesëmarrja e votuesve në të gjithë vendin është 44%. Në përgjithësi janë lejuar ato që kanë kartën e anëtarësisë, pa i penguar. Pash një Konjari se ishte e pezmatuar se nuk ka gjetur emrin në listë, është e vërtetë për efekt të përpunimit në sistemet e IT të emrave, nëse nuk rezulton në listë por disponon kartën e anëtarësie mund të votosh. Janë pengesa lëvizje të paqëllimshme, duke qenë të paqëllimshme kemi krijuar një hapësirë tjetër në lëvizje.’- tha Gjana.

Katër emra janë në garë për të marrë kryesinë e PD. Në fletën e votimit, Fatbardh Kadilli është i renditur i pari, e pas tij Edith Harxhi, Agron Shehaj e Lulzim Basha. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion