Terror në gazetën opozitare, 500 policë të Hong Kongut arrestojnë drejtuesit e saj

Bota

Terror në gazetën opozitare, 500 policë të Hong Kongut

Ditën e sotme janë arrestuar nga policia drejtuesit e gazetës opozitare “Apple Daily”. Mësohet se në burg kanë rënë 5 drejtorë, pasi dyshohet se në bashkëpunimit me një vend të huaj kanë rrezikuar sigurinë kombëtare.

Për këtë ngjarje, “Apple Daily” tha se pesë nga drejtorët e saj, duke përfshirë kryeredaktorin dhe shefin ekzekutiv, ishin arrestuar. Sipas tyre, 500 oficerë shkuan në redaksi dhe rrethuan zonën.

Kjo masë është konsideruar si goditja më e fundit ndaj pronarit të gazetës Jimmy Lai, i cili është tashmë i burgosur dhe i janë ngrirë të gjitha asetet ekonomike. Lai u arrestua në gusht të vitit të kaluar dhe më vonë u akuzua, sipas ligjit të sigurisë kombëtare, të vendosur nga Kina. Ai ka qenë në burg që nga dhjetori pasi iu refuzua garancia dhe përballet me tri akuza, përfshirë bashkëpunimin me një vend të huaj.

ME TE LEXUARAT