U mundën keq në Itali, tekniku i Zvicrës i turpëruar: Gabimet tona ishin të dukshme

Italia mundi me 3 gola Zvicrën. Pas ndeshjes, tekniku i Zvicrës, Vladimir Petkovic dha një deklaratë për mediat duke pranuar gabimet dhe se kundërshtari ishte shumë i fortë.
“Kemi luajtur kundër një Itali shumë të fortë. Kundërshtarët na krijuan shumë probleme dhe ne nuk ishim në maksimumin tonë. Pësuam gola, nuk ishim të sigurt dhe kjo nuk është normale për ne. Siç e kam thënë edhe më parë, Italia nuk vinte pas një fitoreje me Turqinë, por pas 29 ndeshjes të pamposhtur, me lojtarë që kanë shumë cilësi.
Nëse vazhdojnë kështu, ata kanë shanset që të dalin në katër ekipet e para. Janë edhe disa ekipe të tjera që garojnë, do të varet nga ndeshjet direkte. Gabimet tona ishin të dukshme. Do mjaftonte të pyesnit komentatorin e ndeshjes. Gjithsesi të gjithë bëjnë gabime. Nuk ishte një ndeshje ku dhamë 100 për qindëshin tonë. Po ta kishim bërë do të ishte ndryshe. Italia vrapoi 6 kilometra dhe është një fakt fizik dhe mendor. Ata vrapuan me ritëm të lartë dhe kjo ishte ajo që bëri diferencën”, tha ai


