Situata jashtë kontrollit! Varianti britanik i Covid-19 "pushton" SHBA-në

Bota

Situata jashtë kontrollit! Varianti britanik i Covid-19 "pushton"

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara thotë se varianti B.1.1.7. i koronavirusit, i diktuar për herë të parë në Britani në dhjetor të vitit të kaluar, është bërë varianti dominant i infeksioneve në Amerikë.

Agjencia federale për parandalimin e sëmundjeve CDC e kishte parashikuar që në janar se ky variant do të dominonte nga muaji mars ndër infeksionet e reja pasi është më ngjitës se varianti origjinal.

“Virusi ende na ka nën kontroll, pasi vazhdon të infektojë dhe kërcënojë shëndetin e popullatës. Duhet të jemi vigjilentë,” tha drejtoresha e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky gjatë një seance informimi dje në Shtëpinë e Bardhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion