Ngjarje e rëndë! Vriten mizorisht 5 persona, mes tyre dy fëmijë

Bota

Ngjarje e rëndë! Vriten mizorisht 5 persona, mes tyre dy


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në SHBA në Karolinën e Veriut, 5 persona janë qëlluar për vdekje me armë , mes tyre 2 fëmijë në një shtëpi në Rock Hill.

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimat janë gjyshërit dhe nipërit që ishin në një shtëpi.

Viktimat u identifikuan si: Doktor Robert Lesslie, 70 vjeç,  gruaja e tij, Barbara Lesslie, 69 vjeç, nipërit e mbesat e tyre, 9-vjeçari Adah Lesslie dhe 5-vjeçari Noah Lesslie; dhe James Lewis, 39, i cili po punonte në shtëpi në kohën kur u qëllua me armë, thanë autoritetet.

E gjitha po hetohet si vrasje, por ende nuk ka një autor të dyshuar apo dyshime në lidhje me ngjarjen e rëndë. Policia po punon për zbardhjen e plotë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion