Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen qindra persona

Bota

Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen qindra persona

Një shpërthim i fuqishëm i vullkanit Fuego në Guatemalën qendrore ka detyruar mbi 700 banorë që të braktisin shtëpitë e tyre, njoftoi agjencia kombëtare e emergjencave CONRED.

Vullkani, që ndodhet rreth 18 kilometra nga qyteti i Antiguas, po nxjerr re hiri deri në 4.8 kilometra në lartësi, ndërsa një rrjedhë lave është grumbulluar rreth kraterit, sipas shërbimit sizmologjik të Guatemalës, INSIVUMEH.

Në një raport të publikuar pas mesnatës të premten, INSIVUMEH raportoi se rrjedha e lavës shtrihet rreth 1.2 kilometra dhe paraqet rrezik për rrëshqitje të mëtejshme materiale, që mund të çojnë në rrjedha piroklastike të rrezikshme.

Nga shpërthimi i vullkanit u krijuan re tymi që u ngritën mbi 2.000 metra dhe u krijua re hiri që u përhapën drejt shpatit jugor të vullkanit.

Në pamje shihet tymi që ngrihet dhe banorët e zonës që evakuohen nga zona me automjetet e tyre.

ME TE LEXUARAT