Operacioni "URA"/ Ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar, anëtar i grupit të "Visit të Pojës"

Bota

Operacioni "URA"/ Ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar,

Një shtetas shqiptar i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës nga ekipi belg FAST, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA” iu dorëzua këtë të premte autoriteteve italiane, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria e Antimafias së Barit në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, është pjesë e një hetimi më të gjerë që ka çuar tashmë në lëshimin e 52 urdhrave të paraburgimit paraprak të lëshuar nga Gjykata e Barit.

Kapja e shtetasit shqiptar u bë e mundur falë kontributit vendimtar të Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor dhe rrjetit evropian ENFAST (Rrjeti Evropian i Ekipeve të Kërkimit Aktiv të të Arratisurve), nëpërmjet bashkëpunimit midis Ekipeve FAST italiane, belge dhe të Luksemburgut.

Aktiviteti hetimor transnacional, që synonte gjetjen dhe kapjen e shqiptarit, i lejoi Ekipit FAST të Luksemburgut të kryente një aktivitet ndjekjeje deri në kufirin me Belgjikën, ku burri i kërkuar u gjurmua mbrëmjen e 20 majit.

Bëhet me dije se shqiptari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ura”, pjesë e listës me 52 emra të përfshirë në 4 organizata kriminale që përbënin një kartel të fuqishëm droge. Shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u mor në paraburgim në Belgjikë, ndërsa gjatë ditës së sotme u ekstradua në Itali. 

ME TE LEXUARAT