U aksidentua tre javë më parë, ndërron jetë në spital 25-vjeçari shqiptar!

Kosovë&Rajon

U aksidentua tre javë më parë, ndërron jetë në

Ka ndërruar jetë në spital 25-vjeçari Erdal Tumba, i cili u aksidentua më 18 maj, në fshatin Pouskë të Prizrenit. K

ujtojmë se në aksidentin e 18 majit humbi jetën në vendngjarje edhe Dilge Nanovçe, një nga tre personat që ndodheshin në automjetin e aksidentuar.

25-vjeçari Erdal Tumba u dërguar menjëherë në Spitalin Publik të Prishtinës, ku mori trajtim mjekësor për tre javë, por për fat të keq nuk i mbijetoi plagëve.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, Edber Tumba, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “E di që je në parajsë, vëllai im i bukur… Thuhet se Allahu i merr herët robërit e tij të preferuar”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion