Arrihet marrëveshja me Putinin, kreu i "Wagner" kthen forcat drejt Ukrainës

Në një përpjekje, në dukje, për të zbutur krizën me Moskën, kreu i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin urdhëroi mercenarët e tij të shtunën të ndalonin përparimet e tyre drejt kryeqytetit rus dhe të ktheheshin në kampet e tyre në Ukrainë.
Zoti Prigozhin tha se donte të shmangte gjakderdhjen në Rusi. Ai nuk tha nëse Kremlini i është përgjigjur kërkesës së tij për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu. Kremlini nuk ka komentuar deri në publikimin e këtij lajmi.
Njoftimi për tërheqjen erdhi pas një deklarate nga zyra e Presidentit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko, se ai kishte negociuar një marrëveshje me Prigozhinin pasi kishte diskutuar mbi këtë çështje me Presidentin Putin.
“Prigozhini ra dakord të ndërpriste përparimin drejt Moskës në një marrëveshje të propozuar, përfshirë garancinë për siguri për trupat e Wagnerit”, tha zyra e Lukashenskos, pa dhënë më shumë detaje.
Autokolona e mercenarëve të grupit Wagner njoftohet se kaloi në qytetin rus Voronezh, duke përparuar me shpejtësi drejt Moskës të shtunën, pasi, me sa duket, arritën të merrnin kontrollin e Rostov-on-Don-it, një qytet me më shumë se një milion banorë afër kufirit me Ukrainën.
Në Rostov, banorët e konfuzuar filmuan me telefonat e tyre luftëtarët mercenarë të Grupit Wagner, automjetet e blinduara dhe tanket luftarake, ndërsa ata zunë pozicionet e tyre, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Arrihet marreveshja Putin-Wagner, ja kush negocioi
Udhëheqësi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka dhënë urdhrin që të ndalohet avancimi i trupave të tij që po përparonin drejt kryeqytetit rus.
Ai ka thene se duhet te ndalohet gjakderdhja, tejsa arriti 200 kilometer afer Moskes, pa asnje viktime.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka zhvilluar bisedime me Prigozhin, ndërsa ky i fundit ra dakord të ndalojë trupat e tij dhe të “de-përshkallëzojë situatën”, sipas Rossiya 24.

“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagner në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për të de-përshkallëzuar tensionin”, tha Rossiya 24, duke cituar shërbimin për shtyp të Lukashenkos.
Ai tha gjithashtu se ishte “e mundur për të gjetur një variant të pranueshëm të de-përshkallëzimit të situatës me garanci sigurie për luftëtarët e Wagner PMC”.
Rossiya 24 tha se biseda ishte rënë dakord me Putinin.

Prigozhin “ndalon” lëvizjen e trupave drejt kryeqytetit rus
Udhëheqësi i mercenarëve të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ka rënë dakord që “të ndalojë” lëvizjen e trupave të tij drejt kryeqytetit rus, raporton Reuters.
Agjencia e lajmeve thirret në një deklaratë që i atribuohet Zyrës së presidentit bjellorus.
Biden bisedon me aleatët për situatën në Rusi
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, bisedoi me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për situatën në Rusi.
“Ata, gjithashtu, pohuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas saj, presidenti dhe nënpresidentja Kamala Harris do të vazhdojnë të informohen gjatë ditës për zhvillimet në shtetin rus.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se situata në kryeqytetin rus “është e vështirë”.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që “të përmbahen nga udhëtimet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur”.
“Shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë”, tha ai përmes një deklarate të shpërndarë në aplikacionin Telegram.
Sobyanin, po ashtu, njoftoi se e hëna nuk do të jetë ditë pune.
Situata në Rusi u tensionua qysh të premten mbrëma, kur Yevgeny Prigozhin, udhëheqës i grupit mercenar rus, Wagner, bëri thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse.
Ai e akuzoi atë për sulme kundër forcave të tij në Ukrainë, edhe pse Moska e mohoi një gjë të tillë.
Wagner tha të shtunën se ka marrë nën kontroll qytetin rus, Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, dhe se tashmë është nisur drejt Moskës.
Disa rrugë dhe ura në kryeqytet janë mbyllur.
Rajoni i Moskës pezulloi të gjitha aktivitetet e mëdha në ambiente të jashtme deri më 1 korrik.


