Shikoni momentin kur automjetet ushtarake ruse hyjnë në Ukrainë (VIDEO)

Mjetet ushtarake ruse kanë hyrë në territorin e Ukrainës përmes Krimesë.
Në videon e publikuar nga Roja Kufitare e Ukrainës duket momenti kur trupat ushtarake ruse futen në Ukrainë, shkruan CNN.
Roja Kufitare e Ukrainës tha për CNN në një deklaratë më herët se kufijtë e tyre u sulmuan nga Rusia dhe Bjellorusia “me përdorimin e artilerisë, pajisjeve të rënda dhe armëve të vogla”.
The State Border Service of Ukraine has published a video, which, according to the Ukrainian officials, depicts the invasion of Russian military forces from Crimea.
— Misha Komadovsky (@komadovsky) February 24, 2022
pic.twitter.com/NvGqQc1aS3
Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e tij do të ndërmarrin veprime në rajonin e Ukrainës të kontrolluar nga separatistët, të cilin ai e shpalli të pavarur këtë javë.
Por ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleb, ka shkruar në twitter se Putini ka nisur “pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës”.
“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulme. Kjo është një luftë agresioni. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për të vepruar është tani”, ka shkruar ai në twitter.


