Senati “shpëton” qeverinë amerikane! Votim i minutës së fundi, shmanget mbyllja

Bota

Senati “shpëton” qeverinë amerikane! Votim i minutës

Senati amerikan e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme dramën e përsëritur të pragmbylljes së qeverisë amerikane, duke e shmangur atë falë dritës jeshile të dhënë një pakete shpenzimesh në vlerën e 1.2 trilion dollarëve.

Dokumenti i miratuar në orët e para të ditës së sotme tani shkon për firmë në tryezën e presidentit Joe Biden. Kongresi e kishte aprovuar javë më parë një paketë që garanton fonde për veteranët, agjencitë për punë të jashtme, të brendshme dhe ato të bujqësisë, ndërsa pajtueshmëria e arritur të shtunën garanton fonde për departamentet e mbrojtjes, sigurisë kombëtare dhe agjenci tjera qeveritare. Ligjvënësve amerikanë u janë dashur gjashtë muaj pas hyrjes në vitin e ri fiskal për të përmbylluar pothuajse të gjithë buxhetin për shpenzime. Kombinimi i dy paketave financiare për shpenzime lë të kuptohet se buxheti amerikan për këtë vit do të jetë rreth 1.66 trilion dollarë.

Aty nuk përfshihen fonde për zvogëlimin e borxhit shtetëror. Dhe ndërkohë, në asnjërën prej paketave nuk është përfshirë ndihma ushtarake në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën, e cila ka nisur të ndiejë mungesën e madhe të municioneve, teksa lufton pushtimin rus, të nisur në shkurt të vitit 2022. Republikanët konservatorë janë duke e bllokuar ndihmën, me arsyetimin se më parë duhen zbatuar politika më të ashpra për emigrantët në kufijtë e SHBA-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion