Përplasje në protestën te Kryeministria, policia zhvendos protestuesit për të lejuar qarkullimin në Bulevard
Lajmifundit
/
20 November 2026, 19:14
Aktualitet

Situata është përshkallëzuar gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku efektivët e policisë janë përplasur me protestuesit gjatë ndërhyrjes për lirimin e Bulevardit.
Policia ka ndërhyrë për të larguar qytetarët që kishin zënë hapësirën e rrugës, me synimin për të rikthyer normalitetin në qarkullimin e automjeteve.
Lëvizja e efektivëve është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike, duke rënduar situatën në zonën përreth godinës së Kryeministrisë.


