Zbulohet ana e errët e Spiropalit/ Tatimet: I shoqi, evazor kolosal në biznese

Politikë

Zbulohet ana e errët e Spiropalit/ Tatimet: I shoqi, evazor kolosal në

Tatimet nxjerrin zbuluar Elisa Spiropalin. Beteja politike e nisur nga deputetja e përjashtuar nga PS rezulton një luftë për interesa personale.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, në një reagim zyrtar sqaron se Salarjon Totaj është kapur në evazion fiskal.

“Kontrollet e ushtruara kanë evidentuar dyshime të arsyeshme për evazion tatimor të përmasave të mëdha. Për këtë arsye dhe pa asnjë lloj përjashtimi diskriminues, por sipas procedurave tatimore të ndjekura me të gjithë tatimpaguesit e dyshuar për evazion, dosjet po u referohen organeve ligjzbatuese për veprime të mëtejshme.”

Sipas Binajt, rezultatet e Tatimeve, që kanë zbuluar shkelje në bizneset e bashkëshortit, nuk janë pritur mirë nga Elisa Spiropali, e cila ka nisur kërcënime nga inspektorët deri te ato personale ndaj drejtorit.

“Administrata Tatimore e Republikës së Shqipërisë është vendosur nën një presion të paligjshëm nga deputetja në fjalë dhe bashkëshorti i saj, për llogari të bizneseve familjare.”

Veç evazionit, Binaj paralajmëron se Spiropali do të mbajë përgjegjësi ligjore për kërcënimet që ka kryer ndaj tij dhe institucionit.

“Znj. Spiropali, si ish-drejtoreshë e Doganave, duhet ta kishte të qartë se presioni dhe intimidimi i administratës publike përbëjnë shkelje të rënda etike dhe ligjore.”

Me këtë reagim, Binaj hedh poshtë edhe akuzat e Spiropalit për Belinda Ballukun.

“Nga data 23 shtator 2024, kur kam marrë telefonatën e ministrit të Financave, e deri më sot, nuk e kam takuar kurrë personalisht zonjën Belinda Balluku, përveç takimeve publike për shkak të detyrës.”

U mendua në fillim të këtij viti se Spiropali nisi kritikat ndaj qeverisë për shkak të një mërije politike pas shkarkimit si ministre e Jashtme nga Edi Rama, por duket se halli i saj shkon përtej politikës, është personal.

Ajo po mbron bizneset dhe bashkëshortin e saj, Salarjon Totaj, të kapur në evazion fiskal, i cili më herët është thirrur edhe në SPAK.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion