Salianji thirrje qytetarëve: Dilni në protestë! Rama duhet të japë llogari për çmimet, taksat dhe largimin e shqiptarëve

Politikë

Salianji thirrje qytetarëve: Dilni në protestë! Rama duhet

Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka kritikuar qeverinë Rama për rritjen e çmimeve, taksave dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike në vend.

Salianji rendit një sërë problematikash, nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, naftës dhe ujit, deri te mbyllja e mijëra bizneseve dhe largimi i shqiptarëve nga vendi.

Ai ngre gjithashtu shqetësimin për 300 mijë shqiptarë që, sipas tij, nuk arrijnë të sigurojnë as një vakt ushqimi në ditë.

Sipas Salianjit, në vend që kryeministri Edi Rama të japë llogari për situatën ekonomike dhe vendimet e qeverisë, ai kërkon llogari nga qytetarët për protestat.

Në fund të reagimit, Salianji u bën thirrje qytetarëve të dalin në protestë.

Reagimi i Salianjit: 

Kur nuk i kërkon llogari për rritjen e çmimit të energjisë, pasi premtoi se do ta ulte, për çmimin stratosferik të naftës, për rritjen e çmimit të ujit, kur ujë nuk ke, për 300 mijë shqiptarë që nuk arrijnë të sigurojnë as një vakt në ditë, për mbylljen e mijëra bizneseve, për rritjen e taksave në çdo kategori,për largimin dhe dëbimin e shqiptarëve si pasojë e keqqeverisjes…
Përfundon në absurditet, në vend që Rama të japë llogari për qeverisjen e tij, të kërkon llogari ty se pse proteston!
Dil në protestë! Protesto!

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion