Ratifikimi i marrëveshjes për zonat detare, Greqia përshëndet vendimin e Senatit italian

Adoptimi i marrëveshjes për përcaktimin e zonave detare një ditë më parë nga Senati italian është përshëndetur nga Greqia. Kujtojmë se marrëveshja e nënshkruar në qershorin 2020 në Athinë, me 223 vota pro dhe 2 abstenim. Mësohet se me ratifikimin nga pala italiane ka përfunduar procesi i miratimit dypalësh, ndërsa pritet vendimi të zbatohet së shpejti.
Ministria e Jashtme e Greqisë ka deklaruar se marrëveshja evidenton përkushtimin e palës greke dhe vendeve fqinje ndaj të Drejtës Ndërkombëtare Detare, përkatësisht në Konventën e OKB për Detin, respektimi dhe zbatimi i të cilës përbën një detyrim për të gjitha vendet. Marrëveshja kishte shkaktuar shqetësim dhe në palën shqiptare, për përcaktimin e ZEE Greqi-Shqipëri në detin Jon.


