Kundërshtoi dhe kanosi policin gjatë detyrës, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Kundërshtoi dhe kanosi policin gjatë detyrës, arrestohet

Policia e Tiranës ka njoftuar paraditen e sotme se ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi akuzohet për kundërshtim dhe kanosje të policit, gjatë ushtrimit të detyrës.

“Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, ka kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë Bashkiake.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT