Dënohet me 1 vit burg për falsifikim të pasaportave, shpallet në kërkim 46-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Dënohet me 1 vit burg për falsifikim të pasaportave, shpallet

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 46-vjeçar, pasi është dënuar me një vit burg për falsifikim të pasaportave, vizave dhe letërnjoftimeve.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u ekzekutua urdheri i prokurorit për shtetasin Kujtim Imeri, 46 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion