Tubim te kryeministria, protestuesit "përballje" me autobotet e policisë në Bulevard

Politikë

Tubim te kryeministria, protestuesit "përballje" me autobotet e

Protestuesit po marshojnë drejt Kryeministrisë dhe nuk dihet nëse do të lejohen përpara godinës së qeverisë edhe diten e sotme me 29 dhjetor.

Tubuesit zhvendosën disa blloqe betoni, që automjetet e policisë mos të avancojnë pas tyre.

Kur ndodheshin pranë Bashkisë së Tiranës, një nga protestuesit ka shkruar edhe grafite revoltuese ndaj qeverisë.

 Protestuesit e shoqërojnë marshimin me thirrjet “Rama ik”.

 

Kjo eshte dita e dyte e tubimit qe po mbahet ne Tirane gjate festave kombetare.

Edhe diten e djeshme ne festen e Dites se Pavaresise per disa ore ne Tirane eshte protestuar me incidente mes qytetareve dhe policise.

Protesta 29 nentor 2026

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë rinisur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Një grup protestuesish kanë hedhur gurë në drejtim të autobotëve të policisë, të pozicionuar përballë tyre.

Në kundërpërgjigje, efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të zmbrapsur protestuesit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion