Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 15-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 15-vjeçari

Policia e Tiranës ka shoqëruar në polici një 15-vjeçar, pasi akuzohet se ka qëlluar me thikë një bashkëmoshtarin e tij. Mësohet se i mituri i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 28.05.2021, në rrugën “Loni Ligori”, gjatë një konflikti, një shtetas i mitur 15-vjeçar, ka dëmtuar me mjete preres një bashkëmoshar të tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e 15-vjeçarit dhe po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT