Putin, një javë i zhdukur, Zelensky ironizon: Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Bota

Putin, një javë i zhdukur, Zelensky ironizon: Nuk i ka mbetur

Vladimir Putin nuk është parë më në publik prej mbi një jave, dhe kjo e nxiti homologun e tij ukrainas Volodimir Zelensky të deklarojë se “shefit të Kremlinit nuk i ka mbetur shumë kohë”.

Komenti nxiti reagime dhe të qeshura gjatë një paneli në konferencën e sigurisë në Munich. Por Zelensky insistoi për Policito duke thënë se “unë jam më i ri se Putini… Ai nuk ka shumë kohë, e dini”.

Edhe pse fillimisht deklarata u prit me të qeshura nga audienca, ai shtoi: “Jo, jo, më besoni, kjo është e rëndësishme”, duke lënë të kuptohet se komenti kishte domethënie politike dhe jo personale. Deklaratat e tij erdhën në një moment kur në media u raportua se Putini kishte ditë që nuk shihej më në publik.

Sipas Daily Mail, lideri rus ishte parë për herë të fundit më 5 shkurt gjatë një fjalimi, ndërsa mungesa e tij kishte nxitur spekulime mbi arsyet e kësaj mungese, duke përfshirë këtu edhe teoritë për probleme shëndetësore.

Në të kaluarën, zhdukjet e përkohshme të presidentit rus nga skena publike kanë nxitur herë pas here spekulime, por Kremlini zakonisht i ka hedhur poshtë ato si të pabazuara.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion