Sondazhi në SHBA/ Bie mbështetja për Trump, 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës me Iranin

Mbështetja për presidentin amerikan Donald Trump ka pësuar rënie të ndjeshme, duke zbritur në vetëm 32%, sipas një sondazhi të fundit në Shtetet e Bashkuara. Të dhënat tregojnë gjithashtu pakënaqësi të gjerë të qytetarëve lidhur me politikat e administratës amerikane, veçanërisht për luftën me Iranin dhe tarifat tregtare.
Sipas sondazhit, 71% e amerikanëve mbështesin miratimin e një ligji nga Kongresi i ri për t'i dhënë fund konfliktit me Iranin. Kjo kërkesë mbështetet nga 93% e demokratëve dhe 51% e republikanëve, duke treguar se kundërshtimi ndaj vazhdimit të luftës shtrihet përtej ndarjeve partiake.
Një tjetër çështje që ka marrë mbështetje të gjerë është politika tregtare e administratës Trump. Rreth 62% e të anketuarve janë shprehur në favor të heqjes së tarifave të vendosura për mallrat e importuara.
Ndërkohë, kostoja e lartë e jetesës mbetet shqetësimi kryesor për amerikanët. Rreth 9 në 10 të anketuar kërkojnë që Kongresi ta vendosë këtë çështje në krye të prioriteteve gjatë 100 ditëve të para të punës.
Sondazhi evidenton gjithashtu një klimë të përgjithshme pakënaqësie ndaj politikës amerikane. Përveç rënies së mbështetjes për Trumpin, si demokratët ashtu edhe republikanët përballen me perceptime negative nga një pjesë e konsiderueshme e publikut.
Megjithatë, pavarësisht pakënaqësisë ndaj presidentit, 42% e amerikanëve mendojnë se nisja e procedurave për shkarkimin e tij do të ishte e dëmshme për vendin.


