Forumi i Paqes në Paris, Kurti flet për Gjykatën Speciale: Drejtësia kërkohet edhe përmes apelimit!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për Gjykatën Speciale dhe drejtësinë ndërkombëtare gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
Në përgjigjen e tij, Kurti u shpreh se kur një palë nuk është e kënaqur me një vendim gjyqësor, duhet të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta apeluar atë.
Ai theksoi gjithashtu se besimi te e vërteta dhe përpjekjet për drejtësi nuk duhet të ndalen.
“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare, kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, deklaroi Kurti.


