Shtëpitë, Elbasani si Tirana! Afërsia me kryeqytetin rriti çmimet e apartamenteve, 1 mijë euro m2 deri 1300 euro
Lajmifundit
/
10 November 2026, 17:06
Aktualitet

Apartamente të pashitura dhe çmime që i afrohen atyre të kryeqytetit.
Kjo është situata e tregut të banesave në Elbasan ku blerja e një shtëpie është bërë shumë e vështirë.
Specialistët thonë se në rritjen e konsiderueshme të çmimeve ka ndikuar afërsia gjeografike me Tiranën.
Çmimet e apartamenteve të reja dhe ato ekzistuese nuk kanë dallim të konsiderueshëm në Elbasan.
Për prenotomin e një apartamenti çmimi minimal luhatet në 1 mijë euro m2 teksa maksimali mbi 1300 euro.
Blerës janë kryesisht emigrantët dhe ata që munden të përballojnë një kredi bankare.


